Filipçe: ‘Për momentin as që mendojmë për hapjen e kufijve’

Për momentin, nuk është koha të mendojmë se kur mund të hapen kufijtë, por të përqëndrohemi në ato që po ndodhin në vend, të përgatisin kapacitetet dhe të dini se si të merreni më tej, tha në konferencën e sotme për shtyp Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ministri tha që të gjithë qytetarët që u larguan nga Shkupi për fundjavën e zgjatur duhet me përgjegjësi t’u përmbahen masave të mbrojtjes.

“Asnjë vend në botë nuk do të jetë në gjendje të merret me virusin nëse qytetarët nuk respektojnë masat.” “Këto janë rregullat universale mbi të cilat bazohen parimet e parandalimit të përhapjes së virusit.”