Filluan punimet për sistemin e ri të furnizimit me ujë të Tetovës(FOTO)

0
65

Sot, kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, në shoqërim të ish-ministrit të Mjedisit Jetësor Abdilaqim Ademi, e shënuan fillimin e aktiviteteve ndërtimore për realizimin e fazës së dytë të ndërtimit të sistemit të ri për furnizimin me ujë të Tetovës.

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, në fjalimin e saj së pari falënderoi Qeverinë e RM-së për dy milionë eurot e ndara, të domosdoshme për vazhdimin e ndërtimit të sistemit për furnizim me ujë të Tetovës, me ç’rast potencoi se me realizimin e këtij projekti do të zgjidhet problemi shumë- vjeçar i furnizimit me ujë për qytetarët e Tetovës.

Në fjalimin e tij, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, theksoi se ky projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për banorët e Tetovës do të realizohet brenda 16 muajve në sezonin ndërtimor në vitin 2014 dhe 2015, ndërsa për financimin e projektit janë siguruar rreth 114. 999. 913,00 denarë.

Bëhet fjalë për tetë kilometra e gjysmë tubacion nga rezervuari grumbullues – “Leshnica” deri tek rezervuari grumbullues – “Studena Reka” me çka do të sigurohen 200 litra ujë shtesë në sekondë, ndërsa punët ndërtimore realizohen nga Shoqata për Ndërtim, Tregti dhe Shërbim NB – KOMPANI SHPK eksport – import nga Tetova.

1966063_824333307607557_8458874502211923309_o

10296226_824333267607561_2710219339443952683_o 10452942_824333487607539_4123568739565471058_o 10495594_824333210940900_3503659437003061141_o 10582836_824333370940884_7010265259456661021_o