“Flaka e Janarit”, përkujtohen dëshmorët e kombit

“Flaka e Janarit” është zjarri i ndërgjegjes së kombit që nuk shuhet kurrë dhe mban të gjallë ndër breza kujtimin për sakrificën e bijve më të mirë të tij që me gjakun e tyre ujitën rrënjët e lirisë sonë.

Nën organizimin e SHVL-UÇK, shoqatës “Lëvizja” dhe “Lulet e malësisë”, flakadanin e përkujtimit të Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë, e ndezëm edhe në Sheshin Skenderbeu në Shkup, bashkë me liderin e shqiptarëve Ali Ahmeti, kryetarin e SHVL – UÇK Fazli Veliu, deputetin Izet Mexhiti, kryetarin e shoqatës “Lëvizja” Xhevat Bislimi, organizatorët e programit Fatmir Limani dhe Luan Veliu, familjarë të dëshmorëve, veprimtarë të lëvizjes kombëtare dhe drejtues e përfaqësues të institucioneve.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të gjithë të rënët e lirisë! LAVDI!