Flet axha i Albert Krasniqit: Vëllau ishte duke e shikuar armën që bleu Alberti, rastësisht shkrepi

Sot i është dhënë lamtumira e fundit e të riut, Albert Krasniqi, i cili u vra me armë zjarri dje nga babai tij, Skenderi,  në Prishtinë, shkruan IndeksOnline.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:00, ku i dyshuari babai i tij, është arrestuar si dhe i është konfiskuar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.

Pas varrimit, Ismet Krasniqi, axha i të ndjerit ka thënë se vrasja ka ndodhur aksidentalisht.

Krasniqi ka thënë se tanimë i ndjeri, Alberti kishte blerë një armë zjarri me ç’rast duke e shikuar babai i tij kishte shkrepur një plumb në drejtim të djalit, ku si pasojë vdiq.