Flokë të mbledhura lart

Kjo është një nga pamjet e preferuara të momentit, për shkak se duket edhe elegante, por në të njëjtën kohë e thjeshtë.

Pjesa e mbledhur lartë në kurorën e kokës nënkupton që ju dukeni joshëse dhe atraktive, por për të nxitur fokusin në atë pjesë ju mund të vendosni edhe një qafore që bie në sy, në mënyrë që të gjithë të shohin mbi krahët tuaj, pra në flokë dhe fytyrë.

Mund të sillni fokusin te sytë duke shtuar edhe një llajner të theksuar, duke përdorur disa shtresa të maskarës në qerpikë dhe duke i rregulluar vetullat bukur.

Buzët mund t’i lyeni me një ngjyrë të lehtë rozë. Kjo është një pamje e mahnitshme përgjithësisht dhe stili juaj i flokëve do të jetë më i miri në mes të shoqërisë suaj.