Fshati Straçincë u bë me terenin sportiv që i mungonte gjatë kohë

0
22

Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, sot, më 21.09.2022, ka vizituar fshatin Straçincê, ku është leshuar në përdorim fusha e re sportive e ndërtuar në bazë me bar artificial.

Kryetari Stefkovski ka njoftuar për ngjarjen në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku ka shkruar:

Është vënë në përdorim fusha e re sportive në Straçincë në një sipërfaqe me bar artificial.
Sot në mëngjes pata rastin të vizitoj shkollën e fshatit SHFK Kirili dhe Metodi për të vënë në përdorim këndin e ri të lojërave në barin artificial që ndërtuam në oborrin e shkollës.

Këndin e lojërave e hapëm me një aktivitet të organizuar në kuadër të projektit për integrim ndëretnik në arsim, ku nxënësit nga bashkësitë e ndryshme etnike prezantuan shkathtësitë e vrapimit me stafetë.
Falënderoj mësuesit e edukatës fizike nga shkollat ​​qendrore dhe rajonale të SHFK KirilI dhe Metodi për organizimin e shkëlqyer të aktivitetit që po e organizojmë sipas konkluzioneve të Këshillit për Parandalim.

Në periudhën e kaluar janë investuar edhe në oborrin e shkollës, ku është ndërtuar një trotuar me pauer elemente, janë vendosur pajisje urbane dhe është ndërtuar plotësisht muri mbajtës.
Realizimi i projekteve vazhdon në të gjithë komunën e Gazi Babës”, ka shkruar Stefkovski.