Gati për Prishtina Fashion Night’s, Miss Univers Kosova imazh

Eshtë eventi i modës, i disanjit, i trendeve më të reja ku mbledh bashkë stilistët më të mirë, e ku vit pas viti komentohet dhe pëlqehet gjithmonë e më shumë. Po flasim për Prishtina Fashion Night’s, ku është gati për datën 17 Qershor për Pranverë-Verë 2020 organizuar nga gjigandët B Models dhe IB Events. Posteri me foto ku imazh është Miss Univers Kosova 2019 Fatbardha Hoxha realizuar mjaft bukur nga fotografi i njohur Veton Osmani me veshje krijuar nga Arian Krasniqi na tregon se ky event është gati për të mërkurën e 17 Qershorit në Golden Imperial. Natyrisht se ky event i madh i modës është ndjekur nga një publik special e modëdashës gjithmonë, por këtë herë nuk dihet ende se si do të jenë apo sa publik do të ketë në sallë, por e sigurt se të gjithë do të kenë mundësinë ta ndjekin dhe në KTV.