Gattuso heq dorë nga paga e tij që punonjësit të mos largohen nga puna!

Koronavirusi ka shkaktuar dëme të mëdha si në Itali, duke prekur 200 mijë persona, ndërsa u ka marrë jetën 27 mijë të tjerëve.

Dëme të mëdha janë shkaktuar edhe në ekonomi, me shumë klube që kanë ulur pagat e futbollistëve e po ashtu duke shkarkuar nga puna punonjësit e tyre.

Kështu u mendua se do të ndodhte edhe te Napoli, kur klubi njoftoi uljen e pagave për 20 për qind.

Gattuso, ka vendosur të heqë dorë nga e gjithë paga e tij, që punonjësit e klubit të mos largohen nga puna e po ashtu edhe të mos përjetojnë shkurtim të pagës.

Duke marrë parasysh që Gattuso fiton 125 mijë euro në muaj, ky veprim i tij, ka marrë lëvdata të mëdha jo vetëm në Itali, por gjithandej nëpër Evropë.