Gazetari i vetëm shqiptar qe kishte intervistuar legjenden e futbollit boteror – Pelen, lajmin për vdekjen e tij e ka pritur me trishtim të madhe cili ka ngushlluar familjen e tij.
« Ngushëllime te sinqarta në emrin tim perosnal dhe në emr te kombit tim shqiptare juve familja Edson Arantes do Nascimento për humbjen e te dashurit te juaj dhe mikut tone, legjendes së planetit! Bota sot humbi nje yll, nje shkelqim me te cilin u rritem dhe na gezonte shpesh me golat e tij. Adios Pele Zoti te shperbleft në parajsë..E nderuar familje e Peles, ju ngushellova për tri aresyera një, se e kisha mik dhe se ishte i afert dhe i dashur me me ne gazetarët, por edhe kishte rrespekt ndaj popullit, kombit tim i cili sa here jem takuar, ne cdo interviste me pyeste, si eshte Kosova? Ju shqiptaret jeni me zemer te madhe, jeni jo vetem futbollist te mire por edhe sportist, atkorë dhe kengetarë te sjheklqyer. Kam degjuar disa emra, yje botere te muzikes dhe filimit. Kam degjuar fjale te mira për Shaqirin, Xhaken, Canën dhe te tjere.. Por jeni edhe nje popull i mire, popull fisnik dhe liridashës kjo u deshmua ne luften e fundit!..» thuhet nder tjera ne ngushëllimin e gazetarit tone te njohur ne Gjenevë Nefail Maliqi i cili kishte pasur rast dhe fat ta intervistonte dy here.
Se a ka degjuar për Kosovën dhe shqiptaret , Pele ju eshte përgjigjur gazetarit Maliqi duke qeshur « hahaahaaa, kush nuk ka degjuar për Kosoven, shqiptaret?!.. Ju jeni një big nation!.. »
« Unë, një gje nuk e kam te qarte, nëse ju në Kosove qenkeni shqiptar dhe ata ne Shqgiperi po ashtu shqiptare, pse ju nuk keni nje kombetare? sikur sot qe ka Gjermania edhe pse dikur ishin dy shtete.. » ka thëhë legjenda e futobollit botëror.
Ne vazhdim me pyeti se a jetoj ne Zvicër, meqe kisha takuar pelen në Gjenevë ? Ju përgjigja « po po jetoij ne Zvicër qe 20 vite… »
Pele ne vazhdim ma ktheu «Jeni me fat. Gjithëkush ëndërron dhe dëshiron te jetojë në ket vend te bukur në Zvicër, bile edhe une kam ëndërruar dikur, kur isha i ri..Po te them nje gjë zotëri jurnalist shqipta, të jetosh sot ne Zvicer eshtë me shume se fat, eshte privilegj!.. »
Kush ishte Pele, « mbreti » i futbopllit boteror
Pele lindi më 23 tetor 1940,në Tres Coraçoes të Brazilit. Ai si fëmijë i një lojtari profesionist karrierën sportive e nisi në skuadrën FC. Bauru, ku qëndroi deri në vitin 1956.
Edson Arantes do Nascimento-Pele famën prej gjeniu të futbollit do ta mbërrijë në Klubin e njohur brazilian FC. Sao Paulo. Ai me këtë skuadër do ta fitojë titullin e më të mirit në Brazil, gjatë viteve 1958,1960,1961,1962,1964,1967,1968 dhe 1974. E, më 1968 edhe Kupën e këtij vendi. Falë lojës si tij magjepse adhurues dhe ekspertë të futbollit nisën të pyesin “se a është lindur Pele për futbollin apo futbolli është projektuar enkas për te”
Pele njohurit e tij prej futbollisti gjenial do t’i shfaq edhe më 1958 në Kampionatin Botëror të mbajtur në Suedi. Ai ende pa i mbushur të 18-tat,në ndeshjen finale do t’i shënojë dy gola sa të bukura aq edhe të rëndësishme kundër kombëtares suedeze.
Brazili në praninë e 50mijë shikuesve e mund Suedinë në Stokholm me rezultatin 5-2, dhe kështu bëhet fitues i trofeut më të çmuar-Kupës së Botës. Me legjendarin Pele kombëtarja e Brazilit me trofeun e më të mirit në botë do të stoliset edhe më 1962 dhe 1974.
Pele me kombëtaren e Brazilit do të dalë fitues edhe i Kupës së Amerikës së Jugut në vitet 1961 dhe 1962. E, më 1962 edhe i asaj interkontinentale. Pele në pozitën e sulmuesit me fanellën e kombëtares braziliane është paraqitur 84 herë dhe ka shënuar hiç më pak se 85 gola.
Golin e tij të njëmijtë Pele e shënon më 19 nëntor të vitit 1969 në prezencën e 200mijë shikuesve të tubuar nga i gjithë Brazili në stadiumin gjigant Marakana të Rios.
Poshte mund te lexoni më gjerësiht intervisten e fundit me legjenden e futbollit boteror – Pele-n, qe kishte zhvilluar gazetari yne i njohur Nefail Maliqi.