Gjekë Dushaj publikon këngën më të re kushtuar vendlindjes

Artistët nga Malësia e që jetojnë në Amerikë gjithmonë i këndojnë vendlindjes e kurrë nuk i harrojnë traditat dhe zakonet sidomos ato kulturore e artistike. Kështu i ruan dhe i këndon bukur por edhe krijon kënge e hite për të tjerët edhe artisti Gjekë Dushaj, ku sapo ka ardhur me projektin më të ri muzikor kushtuar vendlindjes me titull ” Lulja e Traboinit” me tekst nga Gjovalin Dushaj e solo sint Safet Beqaj e muzikë e orkestrim nga vetë këngëtari Gjekë Dushaj. Ai në pamundësi për tu rikthyer në Malësi për shkak të pandemisë ku kishte menduar të realizonte një video e ka sjellë atë me klip e audio por që ia vlen ta dëgjoni.