Gjenerata e artë “KF Kumanova 2010”

0
96

KF Kumanova 2010” e trajnerit Ismet Zeqiri, ka dal fitues i çdo turneu tradicional në Kumanovë dhe Shkup në dy vitet e fundit.

Përveç sukseseve gjatë vitit të kaluar, edhe sivjet këto suksese nuk kanë munguar.

Aktualisht, ky ekip rënditet në mesin e 4 ekipeve të para në ligën rajonale Kumanovë-Shkup, ndërsa në “Maxharr Kup” këtë vit siguroi vendin e dytë.

Vendin e dytë e siguroi edhe në turnirin e Kumanovës.

Por, ajo që bie në sy jane të rinjtë e këtij ekipi, të cilët janë shquar sivjet per lojën luftarake dhe teknike.

Vlenë të theksohen lojtarët si Leart Alija i cili driblon në stilin e Maradonës, Anik Isufi e Enis Sinani goleadorët dhe mbrojta me Blend Aliji në stilin e katanaxhës italiane.