Gjermania me numër më të lartë të pacientëve të shëruar nga Covid-19

Deklaratat e disa ditëve më parë të Ministrit të Shëndetësisë Jens Spahn se Gjermania ka venë pandeminë nën kontroll, vërtetohet edhe nga shifrat zyrtare.

Sipas Worldometers, 106,800 pacientë janë shëruar nga Covid-19, duke bërë që Gjermania të ketë numrin më të lartë të të shëruarve në botë.

Më 22 prill, Gjermania miratoi testimin e vaksinës kundër Covid-19 të njeriu.

Deri më tani janë shënuar 5,575 viktima nga Covid-19, një numër relativisht i ulët krahasuar me vendet e tjera europiane si Franca, Spanja, dhe Italia.

Ndërkohë numri i të infektuarve ka shkuar në 153,129.