Gjobiten 511 persona për mosmbajtje të maskës

Policia gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka regjistruar 511 kundërvajtje për mosmbajtjen e maskës.

Ministria e Punëve të Brendshme apelon deri tek qytetarët që t’i respektojnë masat dhe protokollet e sjella nga Qeveria me qëllim të përballjes me Kovid-19.