Gjyshja lëshon nipin e vogël me litar nga ballkoni për ta shpëtuar macen

Një grua e moshuar e vuri në rrezik jetën e nipit të saj për të shpëtuar macen.

Incidenti ndodhi në qytetin Sichuan të Nanchong, Kinë, njoftojnë mediet lokale, transmeton lajmi.net.

Gjyshja lidhi një litar rreth 7-vjeçarit, para se ta zbriste nga ballkoni i saj në katin e pestë nga një parvaz dritaresh.

Djali arriti të kapte macen dhe e futi në qese, përpara se ta tërhiqte prapa gjyshja.

Mediet lokale bëjnë me dije se forcat e rendit ia kanë tërhequr vërejtjen të moshuarës.