KF Gostivari në Mavrovë, përforcohet me Seferin, Aliun dhe Nuhijun

0
181

 

Nga dita e sotme, Klubi i Futbollit Gostivarit, është vendosur në Mavrovë për ti zhvilluar përgatitjet e fazës së dytë për sezonin e ri në Ligën e Dytë republikane në futboll.

Bashkë me stafin teknik të skuadrës, drejtorin sportiv Argjent Beqiri, trajnerin Mensur Jakupi dhe ndihmësin e tij Amir Veliu kanë udhëtuar 22 futbollist

Përforcimet-e-fundit-të-ekipit
Përforcimet e fundit të ekipit

“Atje do qëndrojmë plotë shtatë ditë, ku për momentin është e paraparë të zhvillohet vetëm një ndeshje kontrolluese kundër Partizanit të Tiranës dhe brenda ditës së sotme apo nesërme do gjejmë edhe një kundërshtar që të zhvillojmë dy ndeshje në Mavrovë”, tha trajneri Jakupi i cili u shpreh mjaftë i kënaqur edhe me përforcimet e reja të sjella në ekip.