Grafite në betonin e Çairit! Shkruhen emrat e nxënësve të shkollave përreth

Ngjyroset betoni i vendosur në rrugën “Cvetan Dimov” tek Çairçanja në Çair. Iniciativa është ndërmarrë nga Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Komunën e Çairit.

Në bankinat prej betoni në formë të grafiteve janë shkruar emrat e nxënësve të shkollave që gravitojnë në këtë lagje, gjegjësisht të shkollave filloren“Liria”, “Hasan Prishtina”, “Tefejyz” dhe çerdhes “Fidani “, njofton news33.

Thuhet se qëllimi i vendosjes së betonit ka qenë pikërisht siguria e nxënësve të këtyre shkollave.