Grezda reagon pas përplasjes me futbollistin e Rijekas

Incidenti ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë, ku Rijeka fitoi 3:2.

Grezda pas takimit e kishte goditur me grushte futbollistin kundërshtar – derisa personat që ishin në afërsi e ndaluan atë.

Sot, Grezda i ka kërkuar falje futbollistit të cilin e ka goditur dje dhe këtë e ka konfirmuar vetë, Colak.

Grezda i ka kërkuar falje lojtarit të Rijekës, duke i thënë se ishte nervoz dhe ajo nuk duhet të ndodhte.

“Jam ftohur tani dhe nuk duhet ta kisha bërë atë. Ne duhet ta kishim zgjidhur duke folur si njerëz, por unë isha nervoz në tërë lojën, kështu që unë do t’ju them më fal dhe ju vendosni se cila është gjëja më e mirë”, i ka shkuar Grezda në Instagram – Colakut.

Ndërkohë, Colak e ka postuar një gjë të tillë në storyn e tij duke shkruar:

“Unë e mora këtë mesazh menjëherë pas incidentit. Nuk kishte asnjë fjalë fyese në baza nacionale ose personale. Diçka krejtësisht e ndryshme u botua në gazeta, supozoj me nxitjen e dikujt”.