Gruevski: Kur të kthehem në Maqedoni, nuk do të merem më me politikë

Ish kryeministri i vendit apo siç e quan Frankfurt Allgemaine Zeitung, “migranti i dashur i Orbanit”, në një intervistë për gazetën gjermane flet për veprat që akuzohet dhe planet për të ardhmen, informon Zhurnal.

Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski shpreson për drejtësi pas akuzave me të cilat përballet në vend, por të njejtën planifikon ta kërkon në Strazbur para Gjykatës Europiane për drejtësi, dhe jo para Gjykatave të Maqedonisë. Me politikë thotë se nuk e ka ndërmend të meret më.

Në pyetjen nëse rasti i tij mund të llogaritet si përballje mes të djathtës dhe të majtës në Europë, Gruevski ka refuzuar të përgjigjet. Ai sqaron se tanimë nuk e ndjekë dhe aq shumë politikën ndërkombëtare. Gjatë qëndrimit një vit e gjysmë në Budapest, ka mësuar pak gjuhën hungareze, por se me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban është takuar vetëm një herë.

Ish kryeministri pati ikur nga Maqedonia e Veriut në mënyrë ilegale në nëntor të 2018tës para se të paraqitet për vuajtje të dënimit me burg prej dy viteve. Që kur ishte deputet, siç thotë Gruevski për FAZ, përmes ndërmjetësuesve i është ofruar të votojë për Marrëveshjen e Prespës në këmbim të lirimit nga përndjekja penale apo ulje të dënimit. Ata ndërmjetësues paskan qenë të dërguar direkisht nga ish shefja e PSP-së Katica Janeva dhe Zoran Zaev.

Gruevski shpreson se do të fitojë drejtësi për veprat penale për të cilat ngarkohet para Gjykatës së Europës.

“Të gjitha rastet kundër meje janë: të shpikura, pa dëshmi dhe politikisht të motivuara”, thotë Gruevski, informon Zhurnal.

Ai shprehet se audio inçizimet janë të manipuluara, të prera në mënyra të ndryshme. Sipas tij, bomba të tilla të montuara nuk mund të përdoren si dëshmi askund në botë.

“Pasardhësi i Gruevskit, Zaev hyri në funksion për të ndryshuar shumë gjëra për më mirë. Disa gjëra me të vërtetë janë më mirë. Mediat punojnë më lirë se më parë. Në kohën e Gruevskit gazetarët mernin ftesa gjyqësore kur ishin kritik. Edhe marrdhëniet mes maqedonasve dhe shqiptarëve janë përmirësuar. Por, nuk bëhet fjalë për mbrojtje të trashigimisë së Gruevskit si kryeministër nëse thuhet se kishte mungesa të shumta të cilat u dëshmuan në proceset kundër tij”, shkruan FAZ.

Gruevski thotë se jeta e mëparshme e tij do të ngelet në histori dhe se kur të kthehet në Maqedoni nuk do të meret më me politikë.///Zhurnal.mk