Halili: Hekurudha drejtë Shqipërisë e vonuar për shkak të mosmarrëveshjeve me LSDM

Mosmarrëveshjet brenda koalicionir qeveritar midis LSDM dhe BDI-së janë arsyjet pse projekti për hekurudhën drejt Shqipërisë tash tre vjet qëndron në sirtar. Drejtori i HM-Infrastruktura, Festim Halili zbulon për Alsat se propozim projektin e kishte dorëzuar në qeveri një vit për parë, por i njëjti nuk kishte kaluar në ekzekutiv.

Projekti i cili ka përfunduar që në viti, 2107 dhe që është financuar nga Bashkimi Evropian, parashikon ndërtimin e infrastrukturës hekurudhore në gjatësi prej 63 kilometra. Në pjesën nga Kërçova në Strugë, përveç hekurudhës, duhet të ndërtohen 49 ura dhe 13 tunele. Përgjatë linjës do ketë edhe dy stacione kryesore dhe dy stacione të vogla. Shuma e përgjithshme që duhet të sigurohet është 525 milion euro. Halili shpreson që përveç kredive të lira për këtë projekt, do të gjenden edhe fonde të pakthyeshme nga fondet evropiane. Për ndërtimin e një projekti të këtillë infrastrukturor autoritetet vlerësojnë se do të duhen të paktën katër vjet.