Haradinaj: S’ka kthim pas, do formojmë qeverinë e re

0
64

I mandatuari për kryeministër nga blloku, Ramush Haradinaj tha se takimi ishte për të diskutuar rreth formimit të Qeverisë dhe pjesës tjetër të Kuvendit, gjegjësisht nënkryetareve të këtij institucioni.

Haradinaj tha se nuk ka kthim në piken zero. Madje ai e quajti shpikje termin kthim në piken zero, sepse tashmë sipas tij janë zgjedhur një pjesë e udhëheqjes së Kuvendit të Kosovës. Haradinaj u shpreh se do të formojnë shumë shpejtë edhe Qeverinë, derisa ka ritheksuar përsëri mundësinë e bashkëpunimit me Vetëvendosjen.

 

Nisin përgatitjet për formimin e Qeverisë së re – Haradinaj  Limaj në zyrën e Kryeparlamentarit Mustafa 

Ka nisur takimi mes krerëve të koalicionit, LDK-AAK-Nisma, thonë burime të Gazetës Express të afërt me tre liderët.

Sipas tyre, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj kanë shkuar në zyrën e Kryeparlamentarit, Isa Mustafës, për t’u marrë vesh rreth hapave të ardhshëm për krijimin e Qeverisë së re, të koalicionit LDK-AAK-Nisma.