Heqja e vetos ndaj Maqedonisë dërgon në humbje shumicën parlamentare në Bullgari

0
58

Vetëm 10 ditë përpara samitit të Këshillit Evropian të qershorit dhe aktivitetit të intensifikuar diplomatik për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë, Bullgaria ndodhet në një situatë kaotike lidhur me qëndrueshmërinë e qeverisë së vendit.

Bullgaria është e fokusuar në një shumicë të re në vend të zgjedhjeve të reja. Kryeministri Kiril Petkov thotë se nëse vendi hyn në një seri të re zgjedhjesh, kjo do të jetë katastrofike dhe do të thotë humbje e kohës historike.

Tre partitë e koalicionit “Ne vazhdojmë me ndryshimin”, “Partia Socialiste Bullgare” dhe “Bullgaria Demokratike”, kanë aktualisht 109 deputetë nga 121 që nevojiten për një shumicë.

Petkov thotë se negociatat për sigurimin e deputetëve të rinj dhe plotësimin e 4 kabineteve ministrore vakante janë në vazhdim.