Hotelet e Ohrit mbyllen në nëntor, kjo është arsyeja

0
73

Shumica e hoteleve pranë liqenit të Ohrit përgatiten t’i mbyllin objektet e tyre deri në fillim të nëntorit. Disa këtë do ta bëjnë muajin tjetër. Arsyeja kryesore janë faturat e larta të energjisë elektrike. Për herë të parë pas disa dekadave punë, shumë nga hotelet vendosin të ndërmarrin një hap të tillë radikal.

“Fatkeqësisht pas kaq vitesh do të detyrohemi të mbyllim gjithçka për disa muaj për të kursyer një pjesë të fondeve. Është dimër i gjatë dhe duhet të mbijetojmë deri në pranverën e ardhshme. Isha në treg të hapur deri në 1 qershor, çmimet ishin tmerruese. Ne muajin mars kam pasur 120 euro për një natë. Sa do ta jap dhomën tani? 500 euro?”, tha Pero Kutanoski- menaxher hoteli.