I ati i saj kundër martesës, Adrola Dushi: Më thotë edhe 10 burra po të marrësh nuk të vij në dasmë

Adrola Dushi ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Pop Culture” në të cilin foli hapur për shumë detaje në lidhje me jetën e saj private. Modelja e njohur shqiptare tregoi se familja e saj e përjetoi shumë keq divorcin me bashkëshortin, Adisin, prej të cilit është e ndarë prej thuajse 3 vitesh.

Ajo tha se prindërit e saj e kanë ende të vështirë ta pranojnë ndarjen dhe se janë të shqetësuar për të.

Divorci vazhdon të jetë i vështirë, se mirditore jam. Është problem, por ata e kuptojnë se kjo duhej të ndodhte. Unë dhe Adisi ishim shumë të rinj dhe nuk kërkojmë fajtor as tek unë as tek ai, sepse ashtu ishte situata. Por duke pasur një familje mirditore, që unë i dua jashtëzakonisht shumë, nuk është e lehtë aspak. Janë shumë të fiksuar për mua dhe e di që e kanë merak, sepse thonë çfarë do ndodhë me mua, sepse kam dhe djalin. Më pyesin shpesh çfarë po ndodh a kemi ndonjë gjë”, tha modelja.

Moderatorja Dojna Mema shtoi se ata duhet të jenë në merak nëse ajo do e veshë fustanin e bardhë, por Adrola tha se në fakt i ati i është betuar se nuk do t’i shkojë në dasmë asnjëherë.

Babi më ka thënë edhe 10 burra po i more unë nuk të vij më kurrë në dasmë. Kështu që nuk i kam shumë mirë punët me fustanin e bardhë”, tha Adrola duke qeshur.