I drejtoi armën të riut, arrestohet 37-vjeçari nga Treboshi

Mbrëmjen e djeshme një 37-vjeçar nga Treboshi i Tetovës ka përfunduar në stacion të policisë pasi kishte përdorur armë gjatë një incidenti.

“Rreth orës 18:10, në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë, policia ka privuar nga liria 37-vjeçarin G.S. nga Treboshi i Tetovës. Personi në fjalë ishte raportuar nga 25-vjeçari P.M., sipas të cilit G.S. e kishte kërcënuar me armë deri sa po lëvizte me makinën e tipit “Mercedes”, ku ishte edhe motra e G.S., me të cilën P.M. ishte në lidhje dashuria”, njoftoi Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.