I suksesshëm transplantimi i parë i zemrës në Maqedoninë e Veriut

Transplantimi i parë i zemrës që është kryer mbrëmë në Klinikën për kardiokirurgji shtetërore është i suksesshëm, njoftoi në Facebook ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, transmeton Portalb.mk.

“Transplantimi i suksesshëm! ” Ky është sukses i madh i shëndetësisë vendore. Urime deri tek të gjithë kolegët”, ka shënuar Filipçe.

Transplantimin e parë kadaverik të zemrës, gjegjësisht transplantim nga një dhurues i vdekur, e ka kryer ekipi nga tre kardiokirurg nën udhëheqjen e prof.dr. Sasho Jovev nga kardiokirurgjia shtetërore, dr. Zhan Mitrev nga “Zhan Mitrev Klinika”, dr, Aleksandar Nikoliq nga spitali “Axhibadem Sistona” dhe anesteziologu dr. Maja Mojsova nga Klinika universitare për anestezion, reanimacion dhe mjekim intensiv, njëherit edhe korrodinuese kombëtare për transplantim.

Informacioni për transplantimin e suksesshëm është ndarë edhe në profilin e Facebook-ut të Klinikës universitare për kardiokirurgji shtetërore.