Interi fiton Kupën e Italisë, mund Juven në finale

0
36

Inter ka fituar Kupën e Italisë për herë të tetë në historinë e klubit, duke mposhtur Juventusin me shifrat 4-2 në finalen që u zhvillua në ‘Olimpico’ . Lojë plot emocione dhe përmbysje, takim që u zhbllokua në minutën e 7-të nga një gjuajtje me këmbën e djathtë nga Barella duke i dhënë avantazhin Interit.

Në fillim të pjesës së dytë Juventus e përmbysi situatën brenda 80 sekondave, duke barazuar me Alex Sandron dhe duke shënuar 2-1 me Vlahovic. Calhanoglu me penallti në minutën e 80-të e çoi ndeshjen në kohën shtesë, ndërkohë që Perisic nga 11-metërshi dhe tjetri me një supergol i dhuroi fitoren Interit. Një tjetër trofe për Simone Inzaghin.