Ish aktorja e “Kafeneja jonë”, martesë përrallore në Kanada e Mal të Zi (FOTO)

Aktorja Lyra Xhoci pritet që këtë vit ti jap fund beqarisë.

Aktorja kosovare, e cila sa ishte në Kosovë ishte paraqitur në disa seriale kosovare dhe drama, ishte paraqitur para disa muajve në disa prova me një fustan nusërie, të cilën foto ajo e kishte pozuar në Instagram.

Nën këtë foto, Lyra kishte shkruar: “Bride to be” (Gati për nuse), por kishte lënë shumë pikëpyetje në këtë shkrime pasi kishte vazhduar “të jem apo mos të jem”.

Por, një burim i Gazetës Express ka thënë se Lyra pritet që t’i jep fund beqarisë gjatë këtij viti.

Madje edhe vendet që janë zgjedhur për këtë dasmë pritet që të jenë me një shije të madhe artistike.

Aktorja, emri i burrit të së cilës është Andre sipas të njëjtit burim por që është shqiptarë, ka planifikuar që përpos dasmës në Kanada të bëj një dasmë edhe në Stefi Stefan në Mal të Zi.

Madje, për këtë ajo ka rezervuar edhe resortin e njohur në ishullin e Budvës, Aman që ka një pamje magjepsëse nga deti.

Por, dasma në Mal të Zi mund të shtyhet për shkak të pandemisë së koronavirusit. /GazetaExpress/