Ish-Miss SHBA-ja arrestohet për rrahje të të dashurit me zinxhirin e qenit

Një ish-Miss SHBA-ja, e kthyer së fundmi në mundëse profesioniste, përballet me dy akuza sulmi ndaj personit, pasi ka rrahur mizorisht ish-të dashurin e saj me zinxhirin e qenit, duke i thyer hundën.

Bukuroshja 34-vjeçare Brittany Nicole Poteet, u ndalua nga policia e Sydney-t, Australi pasi kishte sulmuar 43-vjeçarin me zinxhirin me togzë të metaltë duke i thyer hundën e duke i lënë prerje të thella në kurriz.

Poteet ishte zhvendosur nga Virginia në Australi gjashtë vjet më parë për të punuar si koordinatore eventesh dhe ka performuar gjithashtu në kampionatin e mundjes Kingdom Wrestling Entertainment.

Gjatë ditëve të saj të lavdisë, Poteet fitoi titullin Miss USA në 2012 por u detyrua më vonë ta dorëzonte atë për arsye se postoi në rrjetet sociale një foto të sajën me mbishkrimin “Miss alkoolikja SHBA”.

Në 2017 Poteet ishte përsëri në faqet e para të gazetave pasi kishte abuzuar me shokun e saj të dhomës që ishte homoseksual. Poteet vjen nga një familje e fuqishme në SHBA.

Gjyshi i saj ishte dekan i kolegjit Hampden-Sydney College, një nga më të vjetrit në SHBA.FOTO GALERI1/8