Ivanov takon Uolersin dhe Oravin

0
69

Presidenti Ivanov në këto momente po zhvillon takim të përbashkët me ambasadorët e SHBA-së, Bashkimit Evropian, të OSBE-së dhe Zyrës së NATO-së në Shkup. Nga kabineti i Ivanovit theksuan se bëhet fjalë për takim rutinë por pa dhënë hollësi rreth temës së këtij takimi. Ndërkaq më herët, në prag të vizitës së paralajmëruar ndonëse ende jozyrtare të ndërmjetësit Nimic në Athinë dhe Shkup, në fund të muajit, Presidenti Ivanon emëroi Vasko Naumovskin, ambasadorin e ri të Maqedonisë në SHBA, për negociator në çështjen e emrit me Greqinë. Ish zv/kryeministri për çështje evropiane Vasko Naumovski, do të zëvendësojë në këtë post Zoran Jolevskin, Ministrin aktual të mbrojtjes.  /Alsat-M/