Arrihet marrëveshja për transferimin e James Rodriguez në Real Madrid
Los Blancos janë pajtuar që të paguajnë shumën e kërkuar nga klubi francez në vlerë prej 88 milionë eurosh.
Gjatë ditës së sotme (e hënë) përfaqësues të Realit dhe të lojtarit do t’i diskutojnë detajet e marrëveshjes personale me kolumbianin.
23-vjeçari bëhet transferimi i dytë i Mbretërve në këtë afat kalimtar, pas nënshkrimit të Toni Kroos nga Bayern Munichu.
James do të bashkohet me Gareth Bale e Cristiano Ronaldo në mesfushën ofensive, ndërsa transferimi i tij nënkupton fundin e Iscos në Santiago Bernabeu.
Reali është duke punuar që ta sjellë në sulm edhe Radamel Falcaon, po ashtu nga Monaco.