JLo shpërthen në lot, koronavirusi ia anulon dasmën

Jennifer Lopez ka mbetur “me zemër të thyer” pasi që martesa e saj me Alex Rodriguez është shtyrë shkaku i pandemisë së COVID-19, kurse ajo ka pranuar se për momentin “nuk ka ndonjë planifikim për të”.

Jennifer Lopez dhe i fejuari i saj, 44 vjeçari Alex Rodriguez ishte paraparë që ta kurorëzojnë martesën e tyre këtë vit.

Mirëpo, çifti i njohur e kanë shtyrë tashmë zyrtarisht ndërrimin e unazave për shkak të pandemisë së COVID-19.

Të martën, aktorja 50 vjeçare i ka thënë emisionit “Today” që ajo ndihet “me zemër të thyer” që dasma nuk do të ndodh së shpejti. Ajo po ashtu ka shkruar se nuk ishte shkruar të ndodh kjo! /GazetaExpress/