Jolie s’ka kohë për muaj të mjaltit, menjëherë në xhirime

Ylli amerikan, Angelina Jolie, ka startuar muajin e saj të mjaltit, por pa bashkëshortin “Brad Pitt.

Çifti u martua në mënyrë sekrete në fundjavën e kaluar në Francë, teksa menjëherë pas ceremonixë aktorja ka shkuar për në Maltë për t’u përgatitur për punë.

Pitt dhe Jolie do të luajnë rolin e një çifti që janë në mënyrë seksuale të obsesionuar me fqinjt e tyre në filmin e ri “By The Sea”.

Skenarin e filmit e ka shkruar vet Jolie dhe do të xhirohet në Malta dhe në Gozo.

Jolie po ashtu është edhe regjisore në këtë film, ku ajo luan bashkë me Pitt, por që në xhirimet e para nuk do të jenë së bashku. /Telegrafi/