Juve ka gati planin për të blinduar Dybalan

Ylli argjentinas Dybala ka luajtur një sezon të shkëlqyer nën urdhrat e Maurizio Sarri dhe tashmë drejtuesit e klubit po mendojnë për rinovimin e kontratës së tij.

Sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, Paulo Dybala është afër marrëveshjes së re, transmeton lajmi.net.

Klubi italian dëshiron që argjentinasi të qëndrojë përtej vitit 2022 (kontrata aktuale skadon atëherë), dhe janë gati të rrisin pagën e tij.

Thuhet se ‘Zonja e vjetër’ është gati t’i ofrojë lojtarit 12 milionë euro për sezon.

Dybala padyshim do të ishte në mesin e lojtarëve që do të fitonin më së shumti te Juve. Mbetet të shihet nëse marrëveshja për rinovimin do të mbyllet së shpejti.