Kampioni Shaban Tërstena mposht sëmundjen COVID-19, del nga spitali

Ish-kampioni olimpik shqiptar në mundje Shaban Tërstena, është shëruar nga COVID-19 dhe ka dalë nga spitali.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, nëpërmjet një postimi në Facebook, ndërsa i falënderon të gjithë ata që e kanë përkrahur gjatë kësaj periudhe.

Tërstena u shtrua në spital para 20 ditëve, ndërsa thotë se ka qenë edhe në gjendje kritike.