Karnevali në Vevçan u mbajt, edhe pse policia u mundua të intervenojë

Nën sigurim të lartë policorë dhe me nga dy maska, një për mbrojtje nga Kovid-19 e tjetra maskë karnavali, as në kushte të pandemisë, qytetarët e Vevçanit nuk hoqën dorë nga tradita pothuajse 15 shekullore për mbatjen e karnavalit të Vevçanit.

Pjesëmarrësit e karnavalit që u nisën nga fillimi i fshatit, sipas planit defiluan deri në qendrën e Vevçanit, ku mungoi vallja tradicionale, por në një moment pati përplasje me policinë e cila dëshiroi të pengojë bashkimin e disa grupeve më të vogla në një grup të madh.

Dy shoqëritë e karnavaleve,  mëhalla e Poshtme dhe e Epërme u distancuan nga organizimi, ndërsa Komuna para pothuajse një muaji e anuloi pjesën kulturore zbavitëse. Objektet hotelerike ishin të mbushura deri në ulësen e fundit.

Karnavali tradicionalisht filloi me defile me maska në mesditën e sotme, ndërsa ditën e ardhshme maskat digjen në qendrën e Vevçanit, me çka përfundon edhe manifestimi.