Këngëtarja Vlora një tjetër projekt, këtë herë me potpuri

Ajo sapo ka sjellë këngën e bukur me një klip mjaft të realizuar me titull ” Kur m’ke pa” e që po pëlqehet mjaft, por sërish vjen me një tjetër projekt. Po flasin për artisten Vlora Kastrati Shala, e cila ka hedhur në kanalin muzikor potpurinë “Çohen rosat”, klip ky që është realizuar në një program muzikor në RTK. Potpuria është mjaft e bukur e punuar në Tiranë me muzikë dhe orkestrim nga Gëzim Mneri, e mix-master nga Flotent Boshnjaku, ndërsa Vlora mendon nga vjeshta të realizojë dhe një video cilësore kësaj potpurie e deri atëherë ju keni mundësi ta ndiqni këtu në këtë version TV të xhiruar.