Kërçova regjistron rastin e parë me Covid 19

Në Kërçovë është regjistruar rasti i parë i një të infektuari me Kovid-19. Ai është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe po i nënshtrohet trajtimit në shtëpi. Edhe tetë persona janë vendosur në vetizolim, njoftoi kryetari i komunës Fatmir Dehari në seancën e sotme të Këshillit komunal.

Në debatin për gjendjen e pandemisë në nivelin lokal, Dehari tha se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për t’u mbrojtur nga koronavirusi, por për fat të keq rasti i parë në komunë është konfirmuar.

Deri më tani, janë testuar gjithsej 43 persona dhe 63 punonjës që kanë qenë të përfshirë në skriningun në kopshte.

Dehari ka thënë se rasti i parë i regjistruar edhe më shumë do të rritë kujdesin përskaj lehtësimit të masave nga ana Qeverisë.