KF Renova tërhiqet për t’u rikthyer sërish

0
118

Edicioni i 31-të i kampionatit të futbollit në Ligën e parë në sezonin 2022/2023, zyrtarisht do të zhvillohet me vetëm me 11-të ekipe, pasi klubi i futbollit Renova, nga dita e djeshme ka njoftuar organet e FFM-se se përkohësisht do të tërhiqet nga garat e Ligës së Parë. Klubi i futbollit Renova veprimtarin e vet nga sezoni 2022/2023 do ta vazhdon në Ligën komunale.

Klubi i futbollit Renova pas plot 19 viteve veprimtare në futbollin vendor dh ate 2003/ 2004 në Ligën e tretë, 2004/2005 në Ligën e Dytë dhe nga nga sezoni 2005/’2006 deri në sezonin 2021/2022 ishte pjesë e elites së futbollit vendor, përkohësisht të tërhiqet nga garimi në Ligën e parë, por veprimtaria e klubit vazhdon me shkollën e futbollit me të gjitha grupmoshat nga pionierët deri te juniorët

“Tërhiqemi përkohësisht nga elita e futbollit që sërish të rikthehemi.” pohojnë drejtuesit aktual të ekipit.

Klubi futbollit Renova gjatë 17 sezoneve në Ligën e Parë ishte njëra nga skuadrat më stabile në aspektin organizativ. Është skuadra e parë shqiptare që fitoi titullin kampion i vendit në sezonin 2009/2010, fitues i Kupës në vitin 2012 , ndërsa shtatë here ka përfaqësuar vendin në garat Europiane.

Por nga klubi i futbollit Renova pohojnë se punimet në ndërtimin e kompleksit sportivë vazhdojnë sipas dinamikës së paraparë që jepë shpresë se kjo skuadër tërhiqet përkohësisht.

Pra falë pronarëve ekipit vëllezërit Shefki dhe Qenan Idrizi KF Renova për 19 vite me radhë ishte skuadr që gëzonte autoritet deh respect kudo që të luanin.

Gjatë pjesëmarrjes në garat vendore dhe ato ndërkombëtare klubin e kanë drejtuar shumë trajner por sukses më të madh kanë shënuar Vlatko Kostov dhe Qatip Osmani, pa mos e mohuar edhe kontributin e trajnerëve tjerë si Ismail Sulejmani, Bujar Islami, Nexhat Shabani, Gani Sejdiu, Toni Jakimovski, Halim Hodai dhe të tjerë.

Në ekipin e Renovës janë afirmuar shumë futbollist por ata që kanë lujatur një peridhë më të gjatë janë Fisnik Nuhiu, Burim Sadiku, Saimir Fetai e shumë të tjerë.

Lirim Saiti si kryetar dhe drejtor sportiv, Xhevdet Rustemi sekretar i përgjithshëm, Vloran Bexheti sekretar teknik, Fisnik Nuhiu si futbollist dhe drejtor sportiv, janë emra të cilët janë që nga fillimiiI vepreimtarisë së klubit nën patronazhin e kompanisë Renova.

KF RENOVA LIGA E PARE 17 SEZONA 2005/06 – 2021/22

532 ndeshje të zhvilluara

211 fitore

157 barazime

164 humbje

726 gola të shënuar

625 gola të pranuar

LIGA E DYTË një sezon 2004/05

33 ndeshje të zhvilluara

22 fitore

5 barazime

6 disfata

63 gola të shënuar

27 të pranuar

KF Renova është shpallur kampion i RMV-së në sezonin 2009/2010

Fitues i Kupës së RMV-së në sezonin 2011/2012

Shtatë sezone sezone ka marrë pjesë në garat europiane dhe ka zhvilluar gjithësejt 22 ndeshje.

1 herë në Champions League

5 herë në Europa Ligë

1 herë në Inter toto.

/KlanMacedonia/