Kompania EHRLE Self hap zemrën, ofron shërbime falas në Tetovë për stafin mjekësorë, ARM. MPB etj

Shkup/Tetovë, 10 prill – Nga sot kur edhe fillon ora policore, kompania e njohur EHRLE Self-service car wash me seli në Shkup dhe Tetovë po hap zemrën deri të hënën në mëngjes kur edhe do të ofrojë shërbime falas për stafin mjekësorë, ARM, MPB, mediat, organizatat humanitare etj.

Lexo njoftimin në vazhdim:

Është koha për solidaritet! Të nderuar bashkëqytetarë, është obligim të ju informojmë se gjatë fundjavës, kur ne do të duhet të qëndrojm në shtëpi për të shpetuar jetë, heronjtë tanë: i gjithë stafi mjekësor, punonjës të Ministrisë së Brendshme, ARM-ja, Organizatat Humanitare, Mediat, Shërbimet e Sigurisë dhe organizata të tjera do të punojnë. Në momentin kur higjiena është më e rëndësishme, auto larja EHRLE Car wash në Shkup dhe Tetovë do të ofrojë shërbime në periudhën nga e Premtja 17:00 deri të Dielën 24.00 h. për larjen e automjeteve zyrtare të heronjve tanë.
Ne ju mirpresim! Shërbimi është FALAS në shenjë FALEMNDERIMI …
EHRLE
🛑Tetovë Ilindenska nr 336
EHRLE
🛑Shkup Boris Trajkovski afër Novus