Kontesti me Bullgarinë, Selmani: Marrëveshja duhet respektuar

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria duhet të rrisin dinamikën e punës dhe komunikimit për të tejkaluar dallimet dypalëshe, vlerëson analisti politik, Bashkim Selmani.  

Ai potencon se  qeveria nuk duhet ta vejë RMV-në, në skenar të njëjtë siç ndodhi me Greqinë, për shkak se populli  është I lodhur me zgjidhjen e problemeve ndërshtetërore, dhe sipas Selmanit pasojat i pësojnë pikerisht qytetarët duke pritur prespektivën  eurointegruese të vendit.  

“Këtë fazë të re duhet ta përkrahin por jo të  paraqiten përplasje dhe në këtë përplasje Maqedonia duhet të bëjë lëshime, ti kthehet historisë reale. Mirëpo qeveria në krye me Zaevin si duket po rikthejnë situatën mbrapsht të themi ti japin kahje njëjtë sikur që ishin raportet me Greqinë, kjo nuk duhet të ndodhë për shkak se RMV nuk ka kapcitete ti bëjë ballë kësaj krize dhe duhet ti kthehet reales që të gjejnë Marrëveshje”, u shpreh analisti politik Bashkim Selmani.  

Problemi mes Shkupit dhe Sofjes kalon vetëm nëpërmejt një rruge dhe kjo është respektimi i marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes vendit tonë dhe Bullgarisë. RMV duhet ta pranojë realitetin historik thotë Selmani.  

“Në këtë rast Maqedonia duhet ti përmbahet nënshkrimit të marrëveshjes, që nga momenti që është nënshkruar pikat kyqe kanë qene për ato gjëra që janë marrë vesh,  në të gjitha aspektet, aspekti gjuhësor, aspekti historik dhe kështu me rradhë. Në këtë rast komisionet kanë qasje diametralisht të kundërta dhe kjo si duket do të krijojë vakum ku nuk do të arrihet synimi i duhur në aspektin real dhe komunikues ndërshetëror”, theksoi Selmani.  

Zyrtarët e vendit këtë muaj do të zhvillojnë takime të shpeshta me kolegët e tyre bullgar me qëllim që të gjejnë një  zgjidhje dhe në samitin e Berlinit më 10 nëntor, RMV të merr dritën e gjelbërt për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në.