Kosovë, 21 raste të reja me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar të premten 21 raste të reja me koronavirusin e ri, pas kryerjes së 267 testeve.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 19 raste (sipas vendbanimit:15 raste Prizren, 1 rast Romajë, 1 rast Lubiçevë, 1 rast Kijevë dhe 1 rast Nashec) dhe nga komuna e Suharekës 2 raste (sipas vendbanimit:1 rast Bllacë dhe 1 rast Suharekë)”, është thënë në njoftim.

Brenda 24 orëve të fundit IKSHP ka regjistruar edhe 10 pacientë të shëruar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 782.

Nga data 08 shkurt deri më 22 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 12.818 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.025 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.