Krenaria e shqipëtarëve, Lazim Destani festoi ditëlindjen e 60!

Lazim Destani është një biznesmen i suksesshëm me prejardhje nga Malësia e Sharrit të Tetovës. Ai dhe familja e tij drejtojnë klubin futbollistik Shkëndija të Tetovës dhe një rrjet internacional biznesesh që veprojnë në sektorin e shërbimeve, inxhinierisë dhe ndërtimit, energjetikës e logjistikës me mbi tridhjetë ndërmarrje aktive në tregun global që shtrihen në Gjermani, SHBA, Zvicër, Dubai, Turqi, Maqedoni, Liban, Kuvajt, Rusi, Mongoli dhe Kinë.

Për t’u theksuar është njëra nga kompanitë e familjes, e cila për më shumë se një dekadë është kontraktori kryesor në mega projekte për shërbim teknike, logjistike, infrastrukturë të përkohshme dhe permanente e kështu me radhë të organizatave të ndryshme ndërkombëtare. Në të gjitha bizneset punësohen mijëra punëtorë nga mbi 25 nacionalitete të ndryshme.

Lazim Destani që në fillimet e karrierës së tij të biznesit, 25 vjet më parë, u shtriu dorën atyre që kanë më shumë nevojë për ndihmë dhe për çdo vit ai ka ndarë një pjesë të fitimeve të bizneseve të tij për qëllime bamirësie, mbështetje të projekteve kulturore dhe të arsimit, si dhe atyre të ambientit.
Sot Lazim Destani festoi ditëlindjen e 60 në prani të familjes së ngushtë.