Kryeministri kanadez kundërshton Macronin: Liria e shprehjes nuk është pa kufij

Kryeministri kanadez Justin Trudeau është pyetur për lirinë e shprehjes e ndërlidhur me publikimin e karikaturave ndaj pejgamberit Muhamed. “Ne gjithmonë mbrojmë lirinë e shprehjes,” tha kryeministri kanadez, por liria e shprehjes nuk është pa kufij,” tha Trudeau. “Ne duhet të veprojmë me respekt për të tjerët dhe të përpiqemi të mos lëndojmë në mënyrë arbitrare dhe të panevojshme ata me të cilët ndajmë të njëjtën shoqëri dhe të njëjtin planet”

Duke u distancuar nga pozicioni i presidentit francez Emmanuel Macron, kryeministri kanadez bëri thirrje për përdorimin e kujdesshëm të lirisë së shprehjes.

“Në një shoqëri pluraliste, aq të larmishme sa e jona, ne duhet të jemi të vetëdijshëm për ndikimin e fjalëve tona, të veprimeve tona mbi të tjerët, veçanërisht kur bëhet fjalë për komunitetet ose popullatat që ende jetojnë nën diskriminim të madh”, tha Trudeau. /SHENJA/