Kur Biljana Ivanovska e antikorrupsionit festonte ditëlindjen në zyre (FOTO)

Kryetarja e komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Biljana Ivanovska para disa muajve kishte festuar ditëlindjen e saj në hapësirat e këtij institucioni.

Ky informacion deri tek redaksia jonë është dërguar nga të punësuar në KSHPK të cilët dëshirojnë të mbeten anonim për arsye të frikës se mos dënohen apo merren në sy të keq nga drejtorja Ivanovska.

Fotografinë e buqetave me lule dhe dhuratave tjera e kishte postuar vetë Ivanovska në faqen e saj në facebook, fotografi kjo e cila tashmë është fshirë nga ky rrjet social.

Ivanovska, edhe përkundër rekomandimeve të institucione përgjegjëse për parandalimin e virusit CORONA, kishte festuar ditëlindjen e saj duke grumbulluar një pjesë të ekipit nga komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit.