Kuzam dënohet me 3 vjet burg

0
134

Ish-drejtori për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Maqedoni, Pasko Kuzman u dënua sot me 3 vite burg, ndërsa një nga bashkëpunëtorët e tij Ilço Bojçevski u dënua me 7 vite e gjysmë.

Në këtë rast të njohur “Falanga2 ” akuzohen 15 persona, ndërsa i pari i tyre është Kuzman, i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, për shkak se në mënyrë të paligjshme kishte dhënë urdhër për gërmime arkeologjike dhe vjedhje të artefakteve arkeologjike. Në këtë mënyrë ai ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

I akuzuari i dytë, Ilçe Bojçevski, udhëheqës i njësisë për prevenim në Drejtorinë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore theksoi se gjithçka kishte ndërmarrë me urdhër dhe miratim të Drejtorisë së Policisë apo Sigurimit Publik, dhe se ai ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij. Lidhur me këtë rast ai ka përmendur edhe komunikimet me drejtorinë e Drejtorisë së Sigurimit Publik, Lupço Todorovovski, i ashtuquajturi “punëtori”.