Ky është coveri i bukur i sapo ardhur nga Arshik Miftari & V2

“Më shkuan të gjitha” kështu quhet projekti më i ri muzikor ardhur nga artisti shkupjan Arshik Miftari së bashku me grupin e tij V2. Kjo këngë që është një cover vjen dhe me një klip mjaft të bukur ndërsa është punuar në studion e Ardian Kastratit. Arshiku ka 14 vite që merret me muzikë ndërsa ka shumë projekte muzikore dhe covera që janë pritur mjaft mirë por gjithmonë i është falenderues bashkëpunëtorëve të tij duke nisur nga Naim Krasniqi, Ardian Kastrati, Artan Kastrati, NP Sound, Ylber Aliu etj. Këngëtari së bashku me grupin e tij janë mjaft të kërkuar e aktiv në shumë mbrëmje e ahengje të ndryshme duke sjellë gjithmonë super artmosferë. Më poshtë ju ftojmë të ndiqni këngën e tyre më të re!.