Ky është shqiptari nga Maqedonia i cili u nominua nga Joe Biden për ambasador

0
54

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka nominuar për ambasador të SHBA-së në Mal të Zi, shqiptarin nga Maqedonia e Veriut, Begzat Aliun i njohur si B. Bix Aliu.

B. Bix Aliu ka shërbyer si zv.ambasador në Podogricë dhe si zv.shef i misionit të SHBA-së në Poloni.

Ai më së fundi shërbeu si i ngarkuar me punë, i përkohshëm në Ambasadën Amerikane në Budapest në Hungari.

Prindërit e Begzat Aliut kanë emigruar nga Zajazi i Kërçovës për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Begzat Aliu mban diplomën e fakultetit të mjekësisë të marrë në Universitetin e Prishtinës.