La Liga rifillon me derbin e andaluzisë

Kampionati elitar i futbollit spanjoll është afër që të rifillojë, bazuar në raportimet e fundit të medieve spanjolle.

‘Cope’ raporton se La Liga rifillon më 12 qershor, të premtën, me ndeshjen mes Sevilla dhe Real Betis.

Ndërkohë, kalendari i plotë për rikthimin e La Liga do të publiklohet më 28 maj.

Me aq sa dihet deri më tani, La Liga synon të mbyllet më 29 korrik, kështu që ndeshjet priten të luhen me kalendar të ngjeshur, me shumë pak pauza për skuadrat.