Labi: Akoma nuk më ka kap virusi dhe kam të drejtë të mos besoj

Këngëtari Labinot Tahiri, ka përsëritur deklaratën e tij se nuk beson në ekzistencën e koronavirusit.

Labi ka thënë se ai akoma nuk është infektuar nga ky virus dhe prandaj nuk beson në ekzistencën e tij, transmeton Zeri.info.

“Thjesht e kam dhënë dhe qendroj mbrapa sepse akoma nuk më ka kap virusi dhe kam të drejtë të mos besoj, dhe njëkohesisht të them se nuk ka virus”, ka shkruar Labi në rrjetet sociale.

Këto komente Labi i bëri në një reagim ndaj kryetarit të Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë, Blerim Syla I cili e kishte quajtur “turp” protestën e estradës kundër ndalimit të dasmave dhe ahengjeve, në të cilën kishte marrë pjesë edhe Tahiri.

Reagimi i plotë i Labinot Tahirit:

I nderuar Blerim Syla, turpi mua nuk më njeh sepse nuk turpëroj askend e as nuk ofendoj mjekët dhe as Prishtinên e Kosovên me deklaraten time!

Po të isha i turpêruar nuk do ua hiqsha afro 100 fëmijë nga shtreterit e spitalit kur ata kerkonin shêrimin jashtë shtetit tuaj!

Pa ju njohur fare, kam thënë se rroga e deputetit të ulet dhe të rritet e mjekëve se unë nuk bëj politik por veproj me zemêr.

E kam thën sa isha deputet këtë deklaratê për faktin se dhe pa qenë COVID 19 MJEKÊT JANË DORA E DYTË PAS ZOTIT që i quaj heronjë dhe shpêtimtarë!

Ju keni shkarravitur tani deklaraten time me ate se çfarê keni folur ne TV7

Thjesht e kam dhënë dhe qendroj mbrapa sepse akoma nuk më ka kap virusi dhe kam të drejtë të mos besoj, dhe njëkohesisht të them se nuk ka virus.

Me natë tê mirë i nderum e do të viej dita kur do të bëjë krenar, e jo tê më shihni si njeri të turpshêm.

Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.