LAJM I MIRË: Halil Kastrati i siguron shtëpi familjes Veliu

Humanisti Halil Kastrati në faqen e tij në facebook ka njoftuar se familjes së Drilon Veliut nga Shkupi do t’i sigurohet një strehim.

Për rastin e rëndë të familjes Veliu, gjatë ditës informoj edhe TV Shenja. Bëhet fjalë për një familje tre antarëshe e cila, disa ditë tani më jeton në një tendë të improvizuar.

Halil Kastrati ka shkruar se pas shumë mesazheve që ka marrë ka vendosur që të intervenojë, duke siguruar një strehim për këtë familje në nevojë. /SHENJA/

FAMILJA E JETIMIT QË DETYROHET TË JETOJË NË TENDË, KËRKON MËSHIRË NGA NJERËZIT HUMANË

FAMILJA E JETIMIT QË DETYROHET TË JETOJË NË TENDË, KËRKON MËSHIRË NGA NJERËZIT HUMANËNuk kanë se si t’i përgjigjen thirrjes “Rri në Shtëpi”, pasi kjo fjali për familjen Veli nga Hipordomi nuk ka asnjë kuptim. Kjo tendë për rreth një javë është bërë shtëpia tyre, pasi janë larguar nga banesa të cilës nuk kanë arritur të ja paguajnë qeranë. Familja tre anëtarëshe me vogëlushen vetëm 2 vjeçare, kanë pësuar më së shumti nga kriza e koronavirusit. Kryefamiljari Drilon Veli, është jetim që në moshën 6 vjeçare, deri në moshën 18 vjeçare ka jetuar në jetimore, pastaj ka punuar shumë për të paguar qera dhe tashmë disa ditë humbi fillimisht punën, ndërsa më vonë edhe banesën ku ishte i strehuar me familjen e tij. Me paratë e parafundit ka blerë këtë “shtëpi të improvizuar” ndërsa me pjesën tjetër ka siguruar për ushqimin e Exhes dyvjeçare.“Nëse do të kisha një kulm mbi kokë” tha ai, “besoj se asgjë tjetër nuk do të na mungonte” dhe me këtë kërkoi nga njerëzit human që t’i zgjasin dorën e mëshirës, pasi nuk arrin të mbulojë shpenzimet e ushqimit dhe qerasë njëkohësisht.

Geplaatst door Tv Shenja op Zaterdag 25 april 2020